Shtatë raste të dhu*ës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Prej tyre, dy në Fushë Kosovë, një në Prishtinë, një në Rahovec, një në Malishevë, një në Mitrovicë dhe një në Zveçan. Po ashtu, organet e rendit njoftojnë se nga shtatë rastet, pesë dyshohet që janë kryer nga burrat dhe dy nga gratë.

Dy rastet e Fushë Kosovës janë regjistruar gati në të njëjtën kohë më 04.02.2026, njëri në ora 13:20 e tjetri në 13:30.

Në rastin e parë, është raportuar se i dyshuari kishte kryer veprën e “dhunës në familje” ndaj një gruaje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Në rastin e dytë të evidentuar në Fushë Kosovë, është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar një grua. Sipas organeve të rendit, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një grua pas një mosmarrveshje në Prishtinë. Për rastin i cili është raportuar më 04.02.2026, në ora 22:57, Policia njofton se pas inteervistimit, me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.

Për dallim nga rastet paraprake, në Rahovec dhe në Malishevë, vepra e “dhunës në familje” dyshohet se është kryer nga gratë ndaj burrave.

Më 02.02.2026, në ora 15:00, raportohet se një grua ka kryer veprën “dhunë në familje” ndaj një burri në Rahovec. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore, ndërsa e dyshuara në kërkim policor.

Kurse në Malishevë, rasti raportohet se ka ndodhur më 04.02.2026, në ora 19:00. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Një rast i dhunës në familje në 24 orët e fundit është regjistruar edhe në Mitrovicë, për të cilin i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka kryer veprën e lartcekur ndaj vikimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti i shtatë i “dhunës në familje” është regjistruar në orët e para të mëngjesit të datës 04.02.2026 në Zveçan. Njësitet policore kanë arrestuar një person, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka kryer veprën ndaj viktimave.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se në këtë rast nuk raportohet për të lënduar.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- përfundon njoftimi i Policisë. /Kallxo.com

Read Previous

Kosova pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare për inteligjencën artificiale, në Abu Dhabi

Read Next

Human Rights Watch: Sirianët përbëjnë shumicën e aplikuesve për azil në Kosovë