Një person lëndon veten dhe kushërirën pas një konflikti në fshatin Osek Hilë të Gjakovës

Një incident është raportuar paraditen e sotme në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore pas një mosmarrëveshjeje.

Rastin për TV Syri e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zyrtare për informim dhe marrëdhënie me publikun në DRP-Gjakovë.

Sipas informacioneve fillestare, një mashkull i moshës madhore dyshohet se, pas një konflikti, ka lënduar veten dhe kushërirën e tij, gjithashtu të moshës madhore. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë dhe sipas vlerësimeve mjekësore, janë cilësuar si lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 11:00, në fshatin Osek Hilë – Gjakovë, është raportuar se një mashkull i moshës madhore, pas një mosmarrëveshjeje ka lënduar veten dhe kushërirën e tij, po ashtu të moshës madhore. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë dhe janë cilësuar si lëndime të lehta trupore, të dy personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësorë në Emergjencen e Spitalit në Gjakovë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.”– thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /tvsyrivision/

Read Previous

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani kthehet në shqetësim

Read Next

Durmishi: Qeveria hap thirrjen për subvencionimin e transportit publik