Shembet një rrugë në Klinë për shkak të reshjeve të shiut

Si pasojë e reshjeve të dendura, një rrugë në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës është shembur.

Bazuar në pamjet e publikuara, trotuari dhe një pjesë e rrugës ku qarkullojnë automjetet është dëmtuar e tëra.

Kujtojmë se nga shirat e rrëmbyeshëm në shumë komuna të Kosovës ka pasur përmbytje të shtëpive, oborreve, rrugëve e tokave bujqësore./reporteri

Read Previous

Përmbytet kati i parë i burgut të Durrësit, zhvendosen të paraburgosurit

Read Next

Tërmeti i fuqishëm godet Japoninë