24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Arrestim për armëmbajtje pa leje dhe një rast dhune në familje

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka raportuar për dy incidente të ndara gjatë datës 10 nëntor 2025. Një person është arrestuar pasi iu gjet një armë gjuetie me fishekë pa leje, ndërsa një tjetër është ndaluar për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij. Të dy rastet janë trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit.

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fshati Lugbunar, Gjakovë 10.11.2025 – 00:05.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie me 16 fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 10.11.2025 – 14:30.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vullnetin e saj është kthyer tek familja e vet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Trump zotohet të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Sirinë pas bisedimeve historike me Sharaan

Read Next

​Lamine Yamal nuk do të jetë pjesë e kombëtares spanjolle për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë