Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar disa raste, përfshirë dy hetime vdekjesh, një në Malishevë dhe një në Gjakovë, një vjedhje të rëndë në Rahovec dhe një rast të mbajtjes së armës pa leje. Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË Rahovec 27.10.2025-08:30.
Raportohet se persona të pa njohur me forcë kanë depertuar në brendi të lokalit dhe kishin vjedhur pajisje elektronike me vlerë të konsiderueshme. Rasti është duke hetuar.
MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Gjakovë 27.10.2025- 17:45.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit të veturës, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një karikator me 6 fisheke. Me vendim të prokurorit, rasti vazhon te trajtohet ne gjendje te lire.
HETIM I VDEKJES ·
Malishevë 27.10.2025 – 07:18.
Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë dhe dërguar në QKMF, ku më pas dyshohet se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
· Gjakovë 27.10.2025-22:27.
Raportohet se viktima femër kosovare kishte rene nga një lartësi. Si pasoje, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.