Tërmeti me magnitudë 6.1 shkatërron ndërtesa në Turqi

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e së hënës rrethin Sındırgı në provincën Balıkesir në veriperëndim të Turqisë, rreth orës 22:49 sipas orës lokale.

Njësia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, njoftoi se lëkundjet u ndjenë gjerësisht në Izmir, Bursa, Stamboll dhe Tekirdağ, ndërsa disa ndërtesa në Sındırgı janë shembur.

Sipas AFAD-it, epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej vetëm 5.99 kilometrash, duke e bërë atë tërmet të cekët, që shpjegon pse u ndje në një zonë kaq të gjerë.

rEkipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë dërguar menjëherë në terren për vlerësimin e dëmeve dhe kërkimin e të mbijetuarve.

Në deklaratën zyrtare, AFAD njoftoi se janë nisur vlerësimet e dëmeve, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara dhe të përdorin komunikimet online për të shmangur mbingarkesën e rrjeteve telefonike.

Sipas gjeologut Ramazan Demirtaş, në 80 ditët e fundit janë regjistruar rreth 12,000 lëkundje, përfshirë 45 tërmete me magnitudë midis 4 dhe 5 ballë.

Në gusht, një tjetër tërmet me magnitudë 6.1 në të njëjtin rajon shkaktoi vdekjen e një personi të moshuar dhe shembjen e disa ndërtesave të vjetra.

Read Previous

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

Read Next

Xhaka vrapon më së shumti në Premier League, Reinildo e quan “ëndërr” paraqitjen përkrah tij