Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka ndarë deklaratën e Kancelarit Friedrich Merz, në samitin e krerëve të qeverive të Ballkanit Perëndimor si pjesë e Procesit të Berlinit që u mbajtë në Londër, ku theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin familjes evropiane dhe se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.
Merz ka theksuar mbështetjen e plotë të Gjermanisë për anëtarësimin e rajonit në BE, shkruan Reporteri.net.
Ai ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si migracioni, siguria, ekonomia, krimi i organizuar dhe kërcënimet hibride.
“Procesi i Berlinit mbetet një platformë e fortë për bashkëpunim dhe përparim të përbashkët në të gjitha fushat! Në të njëjtën kohë, ne urojmë ngrohtësisht Malin e Zi
“Procesi i Berlinit mbetet një platformë e fortë për bashkëpunim dhe përparim të përbashkët në të gjitha fushat! Në të njëjtën kohë, ne urojmë ngrohtësisht Malin e Zi për marrjen e Presidencës së vitit 2026 dhe do ta mbështesim plotësisht vendin në këtë detyrë!”, thuhet në postimin e ambasadës./Reporteri.net