24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Arrestim për dhunim ndaj të miturës dhe armëmbajtje pa leje

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, janë evidentuar dy raste të rënda: Një për dhunim ndaj një të miture në Malishevë dhe një tjetër për armëmbajtje pa leje në fshatin Skivjan të Gjakovës. Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

NCIDENTET KRIMINALE

DHUNIM

Malishevë 15.10.2025 – 13:10.

Më 16.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës së mitur femër. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Skivjan, Gjakovë 16.10.2025 – 06:10.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore dhe 23 copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Zelensky sot në SHBA në kërkim të raketave Tomahawk

Read Next

Zelensky para takimit me Trumpin: Dronët dhe raketat ruse ende po e terrorizojnë Ukrainën