Aksident trafiku në Gjakovë, përfshihet vetura e policisë

Një aksident trafiku ka ndodhur dje (14 tetor 2025) në rrugën “Shotë Galica” në Gjakovë, ku janë përfshirë një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe një moped.

Si pasojë e përplasjes, një person ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjakovë.

Vlera Krasniqi nga zyrja për informim dhe marrëdhënie me publikun në DRP-Gjakovë, ka konfirmuar për TV Syri se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor.

Në vijim mund ta lexoni raportin e plotë të Policisë së Kosovës:

“Dje më datë 14 tetor 2025 në rrugën ‘Shotë Galica’ në Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një mopedi. Vetura e përfshirë ishte veturë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe si pasojë e aksidentit 1 person ka marrë trajtim mjekësor në Qendren Emergjente në Gjakovë. Rasti është trajtuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor.”

Read Previous

Ferrari zbulon planin ambicioz për 20 vetura të reja në treg

Read Next

Faton Peci paralajmëron se do të ngrit kallëzim penal ndaj publikuesve të exit-polleve