AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, janë evidentuar dy raste — një për armëmbajtje pa leje në Malishevë dhe një tjetër për dhunë në familje në Gjakovë. Në të dy rastet, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore.
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Malishevë / 09.10.2025 – 10:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për shkak se te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me gas për të cilën nuk kishte leje. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 09.10.2025 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femer kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.