Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar raste të dhunës në familje dhe një aksident trafiku me pasojë vdekjen. Për rastet e raportuara, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë /30.09.2025 – 23:30.
Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Bërnjak, Rahovec/ 01.10.2025-16:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë. Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje.