Mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme, raporton zv.kryeministri Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është duke raportuar në Komisioni për Punë të jashtme, raportim ky i cili po përcillet me tensione në mes të anëtarëve të Komisionit dhe vetë Bislimit.

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka kërkuar nga kryesuesi i Komisionit, Haki Abazi që para se të ftojë për raportim drejtues të institucioneve të konsultohet me deputetët.

Xhavit Haliti i ka drejtuar kritika Besnik Bislimit duke i thënë që të përgatitet më mirë.

“Pyes kur të du, s’mun më mëson ti. Kur të vish, përgatitu mirë”, ka thënë Haliti.

Haliti është parë i tensionuar edhe me Haki Abazin, duke i thënë që nëse do t’i drejtojë vetëm ai pyetje Besnik Bislimit atëherë le të shkon në zyrë.

“Shko në zyrë edhe të kallxon krejt”, ka shtuar tutje Haliti.

E ashpër me Bislimin ka qenë edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Ajo i ka thënë se është turp të thuhet që s’ka pasur dokumente për dialogun, duke i kërkuar Bislimit të ballafaqohet me Avdullah Hotin.

“Shko ballafaqohu me z.Hotin, Është marre me thane qe s’ka pas dokumente”, ka thënë Kadrijaj.

Ndërkohë Besnik Bislimi ka thënë se dialogu nuk do të rifillojë para pjesës së dytë të qershorit.

“Nuk do këtë takime edhe bisedime para pjesës së dytë të qershorit”, ka thënë Bislimi./GazetaBlic/

Read Previous

Homazhe për dëshmorët në Gjakovë

Read Next

Rregullat për udhëtimet verore në BE