Homazhe për dëshmorët në Gjakovë

Për nder të ditës së dëshmorëve të Gjakovës, kuvendi komunal i Gjakovës në bashkorganizim me OVL-UÇK kanë bërë homazhe për të gjithë ata që u flijuan për liri. Kryetari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe përfaqësues të OVL-UÇK-së, përfaqësues të policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera bënë homazhe pranë Lapdarit “Shokët e Lirisë”, në nderim të jetës e veprës së dëshmorëve Përkulje nderi e krenarie u bë edhe pranë shtatores së Heroit Agron Rama. Të gjithë së bashku homazhe bënë edhe te varrezat e dëshmorëve, nga ku kryetari Gjini theksoi se kontributi i dëshmorëve mbetet vlera më sublime e lirisë që e gëzojmë sot.

Sadri Hoxha, kryetar i OVL-UÇK-së dega në Gjakovë theksoi se pa kontributin e dëshmorëve nuk do të mund ta gëzonim lirinë e pavarësinë e shtetit tonë.

Kontributi i dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë mbetet vlera më sublime e lirisë që e gëzojmë sot, u tha me këtë rast.

Read Previous

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu: Ligjet s’lejojnë të jemi garantues për lirimin me kusht të të akuzuarve nga Specialja

Read Next

Mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme, raporton zv.kryeministri Besnik Bislimi