Një përleshje ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Gjakovës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë).
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 16:05 në rrugën “Skënderbeu”, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt, njëri nga të përfshirët është lënduar me thikë dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Rreth orës 16:05, në rrugën ‘Skënderbeu’ në Gjakovë, policia kanë reaguar gjatë një përleshje fizike mes dy personave mashkuj madhor. Gjatë incidentit, njeri nga personat e përfshirë ne rast ka pësuar lëndime të lehta trupore nga një mjet i mprehtë (thikë). Të njejtit i është ofruar ndihmë mjekësore dhe pas trajtimit është liruar në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje. Ndaj tij është iniciuar rast ‘Lëndim i lehtë trupor’.”