Nga Komani në Ksamil, bllokohen 20 mjete lundruese

Policore Detare dhe Policia Kufitare në Shqipëri vijojnë me intensitet monitorimin e hapësirës detare, liqenore dhe lumore për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese. 

Gjatë javës së fundit, nga Komani në Ksamil janë kontrolluar 321 mjete lundruese, prej të cilave 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.

Në mesin e mjeteve të bllokuara janë 11 jet ski, 5 skafe, 3 gomone dhe 1 varkë metalike me motor uji. Tetë prej këtyre mjeteve ishin duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me gjobë prej 100,000 lekësh secili, shkruan A2 CNN.

Falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, janë shpëtuar 38 persona (shqiptarë dhe të huaj) dhe janë siguruar 17 mjete lundruese. 

Policia apelon për respektimin e rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese, duke kërkuar që lundrimi të bëhet vetëm në zonat e lejuara, me pajisjet e nevojshme të shpëtimit dhe të shmangen aktivitetet në kushte jo të favorshme të motit.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Matheus Cunha largohet nga Brazili për ndeshjet e shtatorit

Read Next

Alonso flet për fitoren ndaj Mallorcas