Selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vendosur të largojë Matheus Cunha nga përfaqësuesja për ndeshjet e shtatorit.
26-vjeçari pësoi një lëndim në gju gjatë ndeshjes mes Manchester Unitedit dhe Burnley, ku u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minutash lojë.
Vendimi u mor pas konsultimeve mes stafit mjekësor të Manchester Unitedit dhe atij të ekipit kombëtar brazilian.
Brazili do të luajë dy ndeshje kualifikuese për Botërorin në muajin shtator, ndaj Kilit më 5 shtator dhe Bolivisë më 10 shtator, ku Cunha nuk do të jetë pjesë e skuadrës.