Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen përsëri

Vullkani Kilauea, një nga më aktivët në botë, ka shpërthyer përsëri në Ishullin e Madh të Hawaiit, duke hedhur llavë në ajër deri në 30 metra lartësi. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), ky është shpërthimi i 31-të brenda më pak se një viti, duke konfirmuar aktivitetin e vazhdueshëm të këtij vullkani.

Pamjet e publikuara nga USGS tregojnë një shpërthim spektakolar dhe të fuqishëm, por autoritetet theksojnë se nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për zonat e banuara në këtë fazë. 

Sidoqoftë, ekspertët janë në gatishmëri të lartë dhe po e monitorojnë situatën nga afër për çdo ndryshim që mund të paraqesë rrezik për komunitetin.

Banorëve përreth u është bërë thirrje për vigjilencë, sidomos për shkak të ndotjes së ajrit të shkaktuar nga gazrat vullkanike toksike, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin e njerëzve dhe në cilësinë e ajrit në rajon.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Nxënësit e shkollave të mesme në Danimarkë mund të përdorin inteligjencën artificiale

Read Next

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun