Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e këtij personi

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi i cili kërkohet për vjedhje të rëndë, duke kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për identifikimin e tij.

Nga policia është thënë se kërkesa është bërë me autorizim nga prokuroria kompetente.

Njoftimi:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje e rëndë”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]. /GazetaExpress/

May be an image of 1 person
May be an image of 1 person
May be an image of 1 person

Read Previous

Gjermania prezanton planin e riarmatimit prej 355 miliardë euro

Read Next

Studimi: Ajri i Everestit mund ta mposhtë Parkinsonin