Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht me diell për sot (e hënë), me vranësira të pakta.

Sipas IHMK-së, mëngjesi do të jetë i ftohtë, me temperatura minimale nga -1 deri në 2 gradë Celsius.

Gjatë ditës pritet ngritje e ndjeshme e temperaturave. Maksimalet do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 4 metra në sekondë.

Read Previous

Booker Prize 2026: M. John Harrison mund të bëhet fituesi më i vjetër në historinë e çmimit

Read Next

Sot seanca e Kuvendit