Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka trajtuar disa raste me karakter penal dhe hetimor në rajonin e Gjakovës, përfshirë një rast vdekjeje nën hetim, sekuestrim të substancave narkotike dhe veprime të ndërmarra në kuadër të hetimeve për persona të zhdukur.
INCIDENTET KRIMINALE
HETIM I VDEKJES
Malishevë / 30.07.2025 – NN.
Raportohet se në urgjencën e qendrës së mjekësisë familjare në Malishevë ishte sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Gaspër Karaqi, Gjakovë / 30.07.2025 – 22:45.
Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 3.78 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR
1998/1999. Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, , në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, më datën 30.07.2025, kanë realizuar ekzekutimin e urdhëresës së gjykatës, për eksumim në varreza në Brekoc të Gjakovës. Gjatë gërmimeve në vendin e dyshuar, janë hasur mbetje eshtërore të njeriut, me interes forenzik, të cilat dyshohet se i përkasin të paktën një (1) individi, të zhdukur gjatë kohës së luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore, janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML, për ekzaminim mjeko – ligjor.