Vdes në vendin e punës 27 vjeçari në Ferizaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj.

Një person ka vdekur derisa një tjetër është lënduar në vendin e punës.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia.

Kanun Veseli, zëdhënës për rajonin e Ferizajt, tha për Klankosova.tv. se derisa viktimat kishin qenë duke punuar është rrëzuar mjeti i punës (autovinçi).

“Dhe si pasojë të dy kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti në hetime”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Veseli theksoi se rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse”.

Klankosova.tv mëson se viktima që humbi jetën është 27 vjeçari Triumf Islami./ Klankosova.tv.

Read Previous

Tetë muaj heshtje për rastin që preku sigurinë kombëtare

Read Next

Atletico Madridi shumë afër transferimit të nëntë këtë afat kalimtar veror