Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjakovë, 10 korrik 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në paralagjen Dardani të Gjakovës, ku një burrë 42-vjeçar ka humbur jetën pasi ishte duke punuar në një shtëpi.
Burime brenda Policisë në Gjakovë bëjnë të ditur për Tv Syri se viktima banues në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, ishte duke punuar në një shtëpi në lagjen Piskotë kur është ndjerë keq. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50 në rrugën “Valentin Spahija”.
Kolegët e tij e kanë dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, mirëpo, sipas burimeve nga stafi mjekësor, ai është sjellë në emergjencë pa shenja jete.
Prokurori i Shtetit ka cilësuar rastin si “Hetim i vdekjes”, ndërsa sipas të dhënave fillestare nuk ka dyshime për ndonjë veprim të jashtëligjshëm apo dhunë. Policia dhe njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimet.
Detaje të mëtejshme pritet të bëhen të ditura pas autopsisë.