Një grua është gjetur pa shenja jete të dielën afër liqenit të Batllavës.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, ka thënë për KOHËN se prokurori kujdestar ka urdhëruar të bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Është gjetur një grua pa shenja jete, si dhe Prokurori kujdestar ka urdhëruar për në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Shala.
Ajo ka bërë të ditur se tashmë është duke u hetuar ky rast dhe në bashkëpunim me Policinë janë marrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme.
“Prokurori i shtetit ka hapur rastin ‘Hetim mbi vdekje’ dhe po ashtu në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje”, ka ka thënë ajo.