Shpërthim tek zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan

Pas mesnate ka ndodhur një shpërthim në zyrat e rejs të Postës së Kosovës në Zveçan.

Lidhur me këtë rast ka folur edhe zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga shpërthimi.

“Sipas informacioneve tona, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:30. Janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka të lënduar” është shprehur Elshani./indeksonline/

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

44 vjet nga demonstratat e vitit 1981