Raporti 24-orësh i Policisë: Vrasje në tentativë, vjedhje dhe dhunë në familje në Rajonin e Gjakovës

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË&ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Shefqet Alija, Gjakovë 05.03.2025-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

VJEDHJE E RËNDË

Gjakovë 05.03.3035-15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedhur dhe dëmtuar të gjitha pajisjet në restorant dhe pishinë. Rasti duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

· Rahovec 05.03.2025-11:00. Raportohet se ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga kunata e saj, me probleme psikike. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Gjakovë 05.03.2025-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. ·

Gjakovë 0503.2025-23:00. Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tyre. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje. ASGJËSIM,DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Rahovec 05.03.2025. Raportohet se në emergjencën e spitalit Gjakovë është pranuar pa shenja jete, viktima mashkull kosovar-punëtor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti duke u hetuar.

Read Previous

Berisha dhe fushata e re me sloganin “Made in Albania”

Read Next

Macron: Rusia nuk do të ndalet vetëm te Ukraina