Një grua është goditur nga një veturë në rrugën “Anton Çetta” në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar për mediumin Syri specialisti i emergjencës, Ilir Hasanaj, i cili bëri të ditur se si pasojë e aksidentit, ajo ka pësuar disa thyerje dhe është duke u trajtuar në repartin e Ortopedisë në spitalin “Isa Grezda”.
Ndërkohë, Policia Rajonale e Gjakovës ka konfirmuar rastin, duke njoftuar se po kryhen hetimet për të zbuluar shkaktarin e aksidentit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. /tvsyrivision/
Më poshtë mund të ndiqni kronikën e plotë: