Mbrëmë një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Tre fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar, të cilët gjendeshin brenda në momentin e shembjes.
Rastin e ka konfirmuar për televizionin tonë Policia e Kosovës dhe autoritetet shëndetësore në Gjakovë, të cilët edhe kanë dalë në vend të ngjarjes.
Raporti i plotë:
“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”.
Objekti i rrëzuar ishte i pabanuar përreth 25 vjet.
Tre të miturit ishin të familjeve Rama, Morina dhe Mehmeti nga fshati Shqiponjë.
Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në morgun e Gjakovës.
Linku më poshtë ju njofton më shumë rreth ngjarjes.