Në vitin 2019 në komunën e Gjakovës ishin mbjellur rreth 1600 fidane, këto për të nderuar të rënët në luftën e Kosovës në vitet 1998-1999. Për shkak të cilësisë së ulët të tokës ato fidane janë dëmtuar, dhe tani po mbillen përsëri 1600 fidane por tashmë të llojit Rrap.
Hana Bakalli theksoi se pas sasisë së parë prej mbi 500 fidanesh që do të mbillen në kodrën e Çabratit, aksioni do të vazhdojë edhe në 4 lokacione tjera, përkatësisht në rajonin e Hasit, Dushkajës, Rekës së Keqe, dhe Rekës së Mirë.