Osmani: Dialogu me Serbinë nuk është prioritet derisa njerëzit na vdesin nga mungesa e vaksinave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur se dialogu me Serbinë nuk është prioritet derisa nuk ka vaksina të mjaftueshme për vaksinimin e qytetarëve të Kosovës për COVID-19.

Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa ne na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato”, ka thënë Osmani.

Në takim me ambasadorin belg Jean-Louis Servais, u theksua se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet thellohen edhe më tej.

Në këtë plan, ai ka përmendur se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Osmani tha se në bashkërendim me Qeverinë po përpiqen t`i sigurojnë vaksinat për qytetarët e Kosovës.

Presidentja edhe në takime të tjera me partnerë, pati thënë se dialogu nuk është prioritet para vaksinave për koronavirus./GazetaSinjali/

Read Previous

1600 fidane për të nderuar të rënët e luftës së fundit

Read Next

​Posta e Kosovës shlyen tërë borxhin ndaj ATK-së