​Posta e Kosovës shlyen tërë borxhin ndaj ATK-së

Menaxhmenti i Postës së Kosovës njofton se edhe përkundër vështirësive të operimit në kushte të pandemisë Covid-19, ka arritur të përmbushë para afatit marrëveshjen për riprogramim të borxheve prej 1.6 milionë euro ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas komunikatës për media të lëshuar nga Posta e Kosovës, me përmbushjen e parakohshme të obligimeve ndaj ATK-së, Menaxhmenti i Postës së Kosovës ka arritur sukses për të shmangur gjobën prej afro 130 mijë euro, që do ta dëmtonte dukshëm Postën e Kosovës në këtë kohë krize.

Ky borxh ndaj ATK-së është grumbulluar nga viti 2018 deri më 2020, kur Posta udhëhiqej nga kryeshefa të tjerë ekzekutiv dhe borde të tjera të drejtorëve, në kushte të operimit normal, por që ishte grumbulluar dhe bartur vit pas viti duke u bërë barrë e rëndë për Postën, në kohën më të vështirë të pandemisë.

“Kryeshefi Ekzekutiv Xhevdet Smakiqi për këtë sukses të arritur, sot e ka njoftuar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve, në mbledhjen e mbajtur, ndërsa ka falënderuar për kontributin e tij, u.d ZKFTH, Enver Govori dhe secilin anëtar të menaxhmentit. Gjithashtu, Kryeshefi Ekzekutiv kafalënderuar Bordin e Përkohshëm për mbështetje, si dhe të gjithë punonjësit të cilët kanë duruar edhe vonesat e pagave në dobi dhe interes të stabilizimit financiar të Postës së Kosovës. Posta e Kosovës është e përkushtuar si kurrë më parë të rrisë të hyrat vetanake, si dhe të zgjeroi shërbimet ndaj klientëve të saj: Shpejt, Sigurt dhe Lirë”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Osmani: Dialogu me Serbinë nuk është prioritet derisa njerëzit na vdesin nga mungesa e vaksinave

Read Next

Dhunuan në vajzë 16 vjeçare, arrestohen dy persona në Gjilan