Dhunuan në vajzë 16 vjeçare, arrestohen dy persona në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar dy (2) persona, të pandehurit S.H. dhe V.L., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Dyshohet se të pandehurit e sipërshënuar, gjatë muajve Shkurt dhe Mars 2021, në komunën e Gjilanit, e kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, nën moshën 16 vjet.

Të pandehurit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh dhe ndaj tyre brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read Previous

​Posta e Kosovës shlyen tërë borxhin ndaj ATK-së

Read Next

Kancelarja gjermane Angela Merkel vaksinohet me AstraZeneca