“Friends: The Reunion do të vijë në HBO Max,” shkroi faqja zyrtare e “Friends” në Instagram.
Përpos kësaj, Matthew Perry (aktori që luan Chandler Bing) publikoi një foto në Instagram, të cilën e fshiu më pas.
MATTHEW PERRY pic.twitter.com/AI0luXv55u— tiff (@summerqberts) April 10, 2021
Sikur të mos mjaftonte fakti që episodi special do të transmetohet së shpejti, fansat e “Friends” u surprizuan edhe nga një mori fotosh që qarkullojnë në Twitter dhe janë shkrepur nga skenat e xhirimit.
Fotot:
Për herë të parë, Hollywood Reporter raportoi në nëntor të vitit 2019 se Warner Bros Television po planifikonte një bashkim të veçantë për të ndihmuar fillimin e HBO Max, shërbimit streaming të WarnerMedia. Në shkurt të vitit 2020, u tha se episodi special i “Friends” do të transmetohej njëkohësisht me të gjitha sezonet, mirëpo për shkak të pandemisë, seritë e tjera janë tashmë të disponueshme në HBO Max.
Për momentin, nuk dihet ende se kur do të transmetohet episodi “Friends: The Reunion”.