Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend si dhe përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës e SHBA-ve në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftim për media të presidencës.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për agjendën ndërkombëtare, në veçanti për pritshmëritë dhe aktivitetet gjatë javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./Albanianpost.com