Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Pejë

Një shtëpi në fshatin Brestovik të Pejës është përfshirë nga zjarri ditën e djeshme.

Si pasojë e kësaj zjarri ka filluar të përhapej edhe në një shtëpi tjetër.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se njësitet policore dhe zjarrfikësit së bashku edhe me banorët kanë shuar zjarrin në tërësi.

Sipas policisë nuk raportohet për persona të lënduar , ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një shtëpi që e kishte kapluar zjarri dhe kishte filluar të përhapej edhe në një shtëpi tjetër. Njësitet policore, zjarrfikësit s’ bashku edhe me banorët kanë shuar zjarrin në tërësi. Të lënduar nuk ka, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./kosovapress/

Read Previous

Sulm me dronë ujor në portin rus në Detin e Zi

Read Next

Grenell: Para katër vjetësh i bashkuam liderët e Kosovës e Serbisë në Zyrën Ovale për marrëveshjen historike