Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në takimin me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge, ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë.

“Sot, në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge ritheksova mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë”, shkroi presidentja./Klankosova.tv.

May be an image of 2 people, newsroom, the Oval Office and text

Read Previous

BE heton mbi subvencionet dhe importet kineze

Read Next

Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe argjendi të fshehura në një autobus në Portin e Durrësit