Në Komunën e Mitrovicës së Veriut ka nisur takimi me qytetarët, aktivistët e shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik dhe bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.
Para fillimit të këtij debati përfaqësues të subjektit politik joparlamentar “Demokracia Serbe”, kanë protestuar brenda objektit të Kuvendit Komunal, pasi sipas tyre, aktivistë të tyre sot janë shoqëruar në polici.
Në takim të pranishëm pos kryetarit të komunës, Erden Atiq, janë edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi si dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
Ndryshe një ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se qytetarët do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit institucionalë dhe institucionet e vendit, duke ftuar edhe qytetarët serbë që të marrin pjesë në këtë diskutim./21Media