Në kujtim të aktores Besa Imami

Besa Imami (1928-2014)

Besa Imami u lind në Gjakovë, më 8 gusht të vitit 1928. Mbetet ndër aktoret më të mira që kanë njohur shqiptarët. Në kinematografi ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skëndërbeu”, të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera, si te“Ndërgjegja”, roli i Martës në filmin “Brazdat”, në vitin 1973, roli i Nënë Tanës në filmin “Në fillim të verës”, në vitin 1975, e shumë role të tjera.

Që nga mosha 18-vjeçare e deri në pension, në vitin 1990, Besa Imami i përkushtohet tërësisht aktrimit. Në saje të roleve të realizuara shquhet për mjeshtërinë madhe të interpretimit, luan Klabara Gaberin, Natashën në “Portreti”, Tatjanën në “Mikroborgjezi”, nënë Zyranë në “Bashkë me agimin”.

Besa Imami, për meritat e saj artistike, do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar”. Që nga shtatori i vitit 1946 e deri në 1 shtator të vitit 1988, kur del në pension, i ka dhënë publikut gati 80 role. Me propozim të Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, aktorja është nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj, me titullin “Nderi i skenës shqiptare”.

Read Previous

Debatit për Urën e Ibrit i paraprin protesta brenda objektit komunal

Read Next

Copernicus: 2024 pritet të jetë viti më i nxehtë në histori