Pezullohet sportisti polak përkohësisht për doping para Lojërave Olimpike Paris 2024

Kërcyesi polak, Norbert Kobielski është suspenduar përkohësisht për doping, vetëm disa ditë përpara Olimpiadës së Parisit, njoftoi të martën Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU).

Kobielski, i cili rekordin më të mirë personal e ka prej 2.33 metrash, përfundoi i 10-ti në kampionatin botëror të vitit të kaluar në Budapest dhe i gjashti në kampionatin evropian në Romë muajin e kaluar, raporton KosovaPress.

Kobielski është larguar nga delegacioni olimpik polak në kryeqytetin francez.

AIU tha se ai kishte rezultuar pozitiv për “metabolitin e ndaluar pentedrone norephedrine”.

Ceremonia e hapjes për Lojërat Olimpike 2024 zhvillohet të premten përgjatë lumit Seine, megjithëse kualifikimet e kërcimit së larti për meshkuj nuk do të zhvillohen deri më 7 gusht, me finalen tre ditë më vonë./kosovapress.com/

Read Previous

A ka arritur Threads të “rivalizojë” platformën X?

Read Next

​Kurti: Marrëveshja bazike materializon karakteristikat e shtetit të pavarur të Kosovës