Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot pritet të mblidhen dy komisione parlamentare.
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti
Rendi i ditës:
Projektligji nr.08/L-279 për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut
2. Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i raportit të Komisionit funksional për Mandate Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës;
3. Shqyrtimi i kërkesës buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere 2025/01
4. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2023;
5. Shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik – dhjetor 2024;
6. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2023;
7. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2023;
8. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023;
9. Të ndryshme/Indeksonline.net/