Raporti i Reuters: AI paraqet rrezik maksimal për mediat

Raporti i Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë ofroi një pasqyrë se si teknologjia do të vazhdojë të ndryshojë dhe të formësojë mbulimin e lajmeve.

Me pushimet masive nga puna, mbylljet dhe shkurtimet e tjera për shkak të rritjes së kostove dhe rënies së të ardhurave nga reklamat, besimi i shoqërisë në media është ulur në rreth 40 për qind, sipas sondazhit.

Nga gati 10 mijë  njerëz të anketuar në 47 vende, kishte dyshimese si mund të përdoret AI për lajme si politika apo lufta, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv

Studimi zbuloi se 52 për qind e të anketuarve në SHBA dhe 63 për qind e të anketuarve në Mbretërinë e Bashkuar thanë se nuk do të ndjeheshin rehat me lajmet e prodhuara kryesisht me AI.

Megjithatë, studimi vuri në dukje se të anketuarit do të ishin më të kënaqur me përdorimin e AI-së për transkriptim dhe përkthim.

Në anën tjetër, sipas studimit kompanitë e medias po përpiqen të përdorin AI për të reduktuar kostot dhe të personalizojnë përmbajtjen e tyre për përdoruesit.

Madje, në disa pjesë të botës ka lexues të lajmeve të radios dhe prezantues televizivë të AI./Klankosova.tv

Read Previous

Ben-Meir: Dialogu të fillojë nga e para, palët të bëjnë koncesione

Read Next

Rusia i quan përshkallëzim komentet e Stoltenberg për armët bërthamore