Kryeministri Albin Kurti ka uruar Norvegjinë për Ditën Kombëtare, duke thënë se Kosova vlerëson miqësinë me këtë vend.
“I urojmë Norvegjisë Ditën Kombëtare. Në emër të popullit të Kosovës, i shpreh urimet tona më të ngrohta qeverisë norvegjeze dhe popullit të saj. Vendi ynë vlerëson miqësinë tonë të fortë dhe feston për historinë dhe kulturën e pasur norvegjeze”, ka shkruar Kurti në X.
Wishing Norway a happy National Day! On behalf of the people of Kosova, I extend our warmest wishes to the Norwegian government and its people. Our country values our strong friendship and celebrates the rich Norwegian history and culture.— Albin Kurti (@albinkurti) May 17, 2024
Më 17 maj, në Ditën e Kushtetutës apo siç njihet Syttende Mai, Norvegjia u shpall një komb të pavarur, që u nënshkrua në Eidsvoll, Norvegji më 17 maj 1814. Festimi i kësaj dite filloi në mënyrë spontane mes studentëve dhe njerëzve të tjerë në vitet e hershme./Express