23 dhe 24 Marsi shënojnë ditët e lotëve dhe tragjedisë në Çarshine e Vjetër në Gjakovë. Jusuf Jusufi kujton netët e këtyre datave. Gjithcka kishte filluar nga këtu. Armë zjarri, tym, flakë e vrasje nga forcat militare serbe. Të freskët e përjeton këtë natë të kobshme kur dyqaneve të qarshisë iu vu flaka, e çdo pasuri e kësaj rruge veç se u shua. Lajmin që vëllau im është vrarë nuk e mora nga askush, veç se mos lajmërimi i tij më bëri qe t’i them nënës bëhu e fortë, sepse Gazmendi siç duket ka vdekur. Nga ajo ditë kujtimet ende i kemi të gjalla thotë Jusufi.
Gjakatarët serb nuk u ngopën qysh në ditët e para. Morën jetën e më të dashurve tanë, këtu nga Çarshija e Vjetër banorë të kësaj lagjeje ka të vrarë e disa të tjerë ende nuk janë gjetur.
Gjatë rrugës mes emocionesh tregoi cdo lëvizje që është bërë po atë natë. Më poshtë se dyqanet ishte një kasaphane ku dy të rinjë humbën jetën e vendi u la me gjakun e tyre.
Copëzat e Xhamisë së Hadumit nga bombardimet arritën deri në oborrin tonë. Në qytetin e traditës e kulturës gjithçka u bë shkrumb e hi. Afër kullës së Begut, me disa informacione thuhet që gjurmët e fundit të vëllaut tim ishin po në këtë vend.
Gjakova, në historikun e saj të gjatë, nuk mban mend katrahura të tilla, si kjo e fundit. Pastrimi i egër etnik, i qytetit të Gjakovës me rrethinë, bëri që ky qytet, ato ditë, t’i ngjante një kasaphaneje të vërtetë.
Brenda një nate edhe pse u shkatërrua gjithcka, gjakovarët besuan dhe jetuan për të pritur një ditë si kjo e sotmja që është vetë LIRIA.