Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo e ka sulmuar idenë e partisë nacionaliste konservatore, N-VA për t’i dërguar në Kosovë të burgosurit që nuk kanë nënshtetësi belge dhe leje qëndrimi.
“Një ide e vjedhur nga Danimarka, e cila tashmë ka kushtuar 210 milionë euro pa u larguar ende asnjë i arrestuar në Kosovë”, ka thënë ai, raporton mediumi belg, Trends.
Në fjalim, Alexander De Croo ka sulmuar “propozimet e çmendura” edhe të partive tjera, përfshirë edhe të partnerëve të tij të koalicionit, duke parashikuar “kohë të vështira” pas zgjedhjeve./21Media