Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar në rrjetin social Facebook se nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë. Kjo erdhi pas vrasjes tragjike të gruas që ndodhi në Pejë ditën e sotme, ku i dyshuar për vrasjen e saj është bashkëshorti i saj.
E ndjera la pas tre fëmijë, kurse i dyshuari po merret në pyetje në lidhje me rastin.
Postimi i plotë i presidentes Vjosa Osmani:
“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!“