Murati në SHBA, merr pjesë në takimet pranverore të BB e FMN

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati do të merr pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington DC.

Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat, si dhe shoqërisë civile të mbi 100 shteteve në mbarë botën.

Njëra ndër pikat kryesore të takimeve do të jetë edhe nënshkrimi i marrëveshjes për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore, që i sjell vendit tonë mbi 90 milionë euro me kushte të buta financimi.

Gjithashtu, me ftesë të drejtoreshës menaxhuese për Operacione të Bankës Botërore, ministri Murati do të merr pjesë në tryezën e diskutimeve ministeriale me temë “Zbatimi i projekteve për rezultate më të shpejta dhe ndikim më të madh”.

Gjatë qëndrimit në Uashington, ministri Murati pritet të takojë edhe përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera./21Media

Read Previous

Berisha u bënë thirrje shqiptarëve nëpër botë të lobojnë në mbështetje të Kosovës në KiE

Read Next

Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë