Berisha u bënë thirrje shqiptarëve nëpër botë të lobojnë në mbështetje të Kosovës në KiE

Hisen Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, sipas tij, të suksesshëm në botë kudo që identifikohen, të lobojnë në mbështetje të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.

Shkrimi i plotë:

Kosova po arrin momentin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në anën tjetër, Serbia ka nisur një fushatë kundër pranimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për të përballuar këtë fushatë nga shteti serb, ftoj të gjithë shqiptarët e suksesshëm në botë kudo që identifikohen, të lobojnë në mbështetje të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.

Këngëtarë, artistë, sportistë, biznesmenë, filantrofë, politikanë shqiptarë, që jeni pjesë e institucioneve shtetërore apo ndërkombëtare nëpër vende të ndryshme të Evropës, ftoheni të bashkoheni në fushatën lobuese për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ky anëtarësim do të jetë një hap i madh drejt integrimeve euro-atlantike.

Serbia vazhdimisht shkel marrëveshjet në lidhje me Kosovën, e njëjta është fushata që shteti serb ka nisur kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Qytetarët e Kosovës, e meritojnë që shteti ynë të jetë pjesë e këtij mekanizmi evropian.

Të gjithë të bashkohemi në mbështetje të Kosovës sonë, të cilën e kemi amanet nga heronjtë që sakrifikuan gjithçka për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e shtetit tonë. #KosovainKiE

Read Previous

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në KiE

Read Next

Murati në SHBA, merr pjesë në takimet pranverore të BB e FMN