Vetaksidenti me fatalitet në Pejë, policia jep detaje

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë si pasojë e një vetaksidenti në Poqestë të Pejës.

Në lidhje me rastin, policia ka dhënë detaje ku bëhet e ditur se viktima derisa ishte duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia e ka humbur kontrollit dhe fillimisht e ka goditur një shtyllë betoni dhe më pas ka përfunduar jashtë rrugës në shkurre.

“Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda-vdekjeprurëse dhe pasi është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Më tej, policia tha se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Klankosova.tv/

Read Previous

Ja sa gjoba u shqiptuan nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit

Read Next

Tre ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës