Parlamenti hungarez do të miratojë kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, tha kryeministri Viktor Orban. Kjo i jep fund muajve ankth dhe pritje, me Hungarinë e fundit nga 31 anëtarët që ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë.
Me Suedinë pas Finlandës në NATO, Vladimir Putin ka arritur atë që ai kërkoi të shmangte, zgjerimin e aleancës.
Anëtarësimi i Finlandës në NATO rezultoi gjithashtu në zgjerimin e kufirit të drejtpërdrejtë të Rusisë me aleancën.
/abcnews.al