Grabitje nën kërcënimin e armës në një shtëpi

Foto ilustrim

Tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës e kanë të premten pas mesnatës kanë grabitur shtëpinë e një çifti në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, personat e maskuar i kanë grabitur nga qafa dy zinxhirë të arit si dhe para të gatshme nga dy viktimat.

“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishekë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /RTK/

Read Previous

Moti për ditët në vijim

Read Next

Hyn në vitin e tretë lufta në Ukrainë