Aksident i rëndë në Kroaci – Tre të vdekur dhe 12 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Karlovac – Rijekë, Kroaci. Sipas mediave, një furgon dhe një makinë janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe duke plagosur 13 të tjerë.

Viktimat janë një çift që ndodhej në makinë, ndërsa fëmija i çiftit ka pësuar lëndime të lehta.

Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë gjithashtu edhe shoferi i furgonit, ndërsa 11 personat që ndodheshin në furgon janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkakun e ngjarjes.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Xhiro e 16-të e Superligës së basketbollit me super derbi, vëmendja në Mitrovicë

Read Next

Marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri ndër më të mirat, thotë Malaj